Mikja e saj e ngushtë feston ditëlindjen, Elvana i kushton fjalët më të veçanta

  • 11 April 2020 - 14:56
Mikja e saj e ngushtë feston ditëlindjen, Elvana i kushton fjalët më të veçanta

Ditën e djeshme, një nga vajzat më të ëmbla të ekranit, Jonida Vokshi, festoi ditëlindjen.

Edhe pse në një situatë të pazakontë për shkak të pandemisë, për Jonidën kjo është një nga ditëlindjet më të bukura pasi është në pritje të êmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë e një vogëlusheje.

Pa dyshim ditëlindjen e bënë edhe më të bukur urimet e miqve dhe njerëzve të afërt, por vëmendjen e tërhoqi ai i këngëtares së njohur, Elvana Gjata.

Ajo i dedikoi disa fjalë zemre mikes së saj të ngushtë.

“Në këtë ditëlindje zoti të ka bekuar me një engjëll që do të ndryshojë përgjithmonë jetën tënde. Lutem që sytë e tu të shkëlqejnë gjithmonë gëzim..kështu gëzohem edhe unë…Gëzuar ditëlindjen o gjysma e Besnikut (hë se i bëhet qejfi) Të dua!”, shkruan Elvana në videon ku shfaqet Jonida nga një pjesë filmi.

Miqësia e tyre është mjaft e njohur për të gjithë, madje shpesh vajzat janë përfolur edhe për ngjashmërinë mes tyre.

(Kosova Sot Online)