Selena Gomez zbulon të pathëna nga jeta e saj private

  • 15 April 2020 - 07:33
Selena Gomez zbulon të pathëna nga jeta e saj private

Ylli 27-vjeçar, Selena Gomez, shquhet si njëra prej të famshmëve të shumta e cila ka folur hapur për shëndetin e saj mental si dhe sfidat me të cilat është përballur në jetën romantike.

Por së fundmi, këngëtarja dhe aktorja shumë e pëlqyer nga publiku mbarëbotëror, po deklaron se është ndjerë e detyruar të flas për jetën e saj private për shkak se njerëzit online po e bënin atë të tingëllojë keq, duke e rrëfyer jetën dhe eksperiencat e saj nga një pikëpamje e gabuar.

Gjatë një interviste për numrin e fundit të revistës “Interview”, ku ajo u intervistua nga komedianja e famshme, Amy Schumer, ylli i muzikës pop tha: “Qëllimi im asnjëherë nuk kishte qenë të bëhesha pjesë e mediave dhe portaleve… por thjeshtë gjërat dolën jashtë kontrollit. Pikërisht, atëherë e kuptova se të gjitha gjërat që po thuheshin për mua, nuk ishin të vërteta. Mënyra se si njerëzit po i shpjegonin gjërat më bënin mua të tingëllojë si person i keq, kur në realitet nuk ka asgjë të keqe ta ndjesh nevojën për t’u larguar nga vëmendja e publikut, apo të dashurohesha në dikë. Kështu, u detyrova të filloja të hapesha rreth jetës sime private për shkak se narracioni i të tjerëve rreth jetës dhe eksperiencave të mia, po më shkatërronin nga brenda. Unë jam ende shumë e re dhe do të vazhdojë të ndryshoj gjatë viteve, prandaj askush nuk ka të drejtë të ma dirigjojë jetën”.

Dhe, përderisa ka ndjerë presion për ta rrëfyer jetën e saj personale, ylli i hitit “Lose You to Love Me” thotë se i vjen mirë që e ka një platformë e cila ia mundëson të ketë qasje të drejtpërdrejt me fansat e saj.

Këngëtarja deklaron se beson në “kërkimin të ndihmës”, sa herë që ka nevojë për një gjë të tillë.

Image

(Kosova Sot Online)