Pas suksesit të “Zemër”, Dhurara Dora vjen sërish në bashkëpunim me Soolking

  • 17 April 2020 - 20:55
Pas suksesit të “Zemër”, Dhurara Dora vjen sërish në bashkëpunim me Soolking

Një vit pas publikimit të “Zemër”, Dhurata Dora do të vijë sërish në bashkëpunim me reperin francez Soolking. Këtë e ka bërë vetë të ditur Dhurata me anë të një postimi në ‘Instagram’ ku shfaqet duke kënduar “Hayati”, që e solli Soolking në duet me Meron por këtë herë do të jetë një ‘remix’ me Dhuratën.

Fansat kanë lënë menjëherë të entuziasmuar një sërë komentesh. Kujtojmë se “Zemër” u kthye në një super hit, ndaj me siguri dhe ky ‘remix’ do të pëlqehet shumë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Problemi shume i vogel nese shqipet i kom knej ë ëremix @soolkingofficiel #hayati

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora) on

(Kosova Sot Online)