Lajm i trishtë për kinematografinë! Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare aktori i njohur

  • 29 April 2020 - 11:51
Lajm i trishtë për kinematografinë! Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare aktori i njohur

Është ndarë në moshën 53-vjeçare aktori i njohur i Bollywood-it, Irrfan Khan.

Mediat e huaja raportojnë që ai ka vdekur në një spital në qytetin perëndimor të Indisë, Mumbai.

Aktori i njohur ndërkombëtarisht vuante nga tumori endokrin, e cila është një sëmundje e rrallë.

Ka qenë vetë ai që e ka bërë me dije asokohe sëmundjen e tij nëpërmjet një postimi në Twitter dhe më vonë ka shkruar për dhimbjen që po përjetonte dhe për reflektimet që po bënte në lidhje me jetën.

Në vitin 2018 Irrfan iu nënshtrua një terapie intensive në Londër, por nuk mundi dot ta mposhte sëmundjen e tij.

Irrfan Khan numëron shumë role në kinematografi, por rolet ku ai ka spikatur më shumë janë “Slumdog Millionaire” dhe “Jurassic Park”.

Në vitin 2013, Khan fitoi Çmimin Kombëtar për Film në Indi, për rolin e tij në “Paan Singh Tomar”

(Kosova Sot Online)