Të karantinuar larg njëri-tjetrit, Blero bën gjestin romantik për Afronën

  • 02 May 2020 - 09:56
Të karantinuar larg njëri-tjetrit, Blero bën gjestin romantik për Afronën

Blero dhe Afrona janë një ndër çiftet më interesantë të showbiz-it, të cilët edhe pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në martese nuk bashkëjetojnë ende.

Madje dhe pandemia i ka gjetur larg njëri-tjetrit. Çifti ka kohë që nuk e kanë parë njëri-tjetrin, pasi Afrona po qëndron në Zvicër ndërsa Blero në Kosovë. Dhe siç mund të kuptohet malli për njëri-tjetrin është i madh.

Por për të nxjerrë mallin, këngëtari ka publikuar disa foto të Afronës shoqëruar me emoji zemër, duke i treguar bukuroshes edhe në këtë mënyrë dashurinë publikisht për të.

Ndonëse pas dasmës supozohet që ata të vendosnin të jetonin bashkë, Blero ka treguar më herët se për shkak të angazhimeve nuk kanë nisur ende bashkëjetesën.

“Unë jetoj në Prishtinë, ndërsa Afrona vazhdon të jetojë në Zvicër. Unë e respektoj punën e Afronës dhe mendimet e saj. Ajo ka punën në Zvicër dhe duhet t’i mbarojë kontrata. Afrona vjen shpesh në Prishtinë dhe ne po tentojmë të jetojmë këtu. Por nëse Afrona nuk përshtatet për një kohë të caktuar, ne shkojmë në Zvicër. Do e provojmë derisa të bindemi”, është shprehur këngëtari.

(Kosova Sot Online)