“I premtuam njëra-tjerës ditën e fundit kur u pamë …”- Këngëtarja shqiptare kujton shoqen e ngushtë që iu vra në luftën e Kosovës: Akoma të shoh në ëndërr sikur je gjallë

  • 07 maj 2020 - 22:25
“I premtuam njëra-tjerës ditën e fundit kur u pamë …”- Këngëtarja shqiptare kujton shoqen e ngushtë që iu vra në luftën e Kosovës: Akoma të shoh në ëndërr sikur je gjallë

Yllka Kuqi ka kujtuar në ditën e vdekjes së saj shoqen e ngushtë, e cila u vra në luftën e Kosovës.

Pikërisht më 7 maj të vitit 1994, këngëtarja shqiptare shprehet se shikoi nga dritarja e dhomës tymin që dilte nga lagjja e saj ne Cëabrat.

Ajo tregoi se nuk e besonte dot lajmin që shoqja e saj Yllka Domi kishte vdekur ndaj e kërkoi deri ditën që iu gjet trupi.

Yllka tha se nuk e ka parë dhe as nuk ka dashur ta shohë ndonjëherë trupin e saj për të besuar që është akoma gjallë.

Ndërsa rrëfeu edhe premtimin që i bënë njëra-tjetrës ditën e fundit që u panë pak rreth 1 muaj e gjysmë para vdekjes së saj.

Postimi i plotë

BestFriendsForeverëKete i premtuam njera tjetres diten e fundit kur u pame me 24 mars 1999…per tu ndare pergjithmone me 7 maj 1999…E ndjej si sot trishtimin qe ndjeva kur me thane qe t’kan pare te vrare ne Cëabrat teksa une po shikoja nga dritarja e dhomes sime tymin qe dilte nga djegja e lagjes tende e qe ishte jo larg baneses time…

Nuk deshem ta besonim ate lajme as une e as Albina e vazhduam ne lufte e pas luftes te t’kerkonim kudo qe njerzit na thonin t’kane pare e degjuar per ty…Na thane se je gjalle dhe kjo na mbajti nje kohe te gjate derisa ta gjeten trupin…

Trupin tend nuk e kam pare e as qe doja apo do kisha dasht ndonjehere ta shoh… dua ta besoj se ti jeton…Hala t’shoh n’anderr si t’gjalle…Shoqja ime me e mire… e bukura ime Yllka Domi ë

Yllka tani jeton në Kanada së bashku me burrin e saj, Astrit Pallaskën. Pak kohë më parë ajo u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë një vajzë të pagëzuar me emrin Luiza.

(Kosova Sot Online)