Tayna tërheq vëmendjen e ndjekësve, bëhet bjonde

  • 09 May 2020 - 11:05
Tayna tërheq vëmendjen e ndjekësve, bëhet bjonde

Rep-artistja Tayna është njëra nga më të komentuarat në tregun muzikor, pasi çdo postim i saj merr vëmndjen e publikut.

Deri më tani ajo ka qëndruar e izoluar në shtëpinë e saj në qytetin e Prizrenit, ndërsa para disa ditësh ka udhëtuar në Zvicër.

Anipse në botë ende vazhdojnë të qëndrojnë rregullat për distancim shoqëror, Tayna si duhet po kalon mjaft kohë me shoqërinë atje.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram ajo është shfaqur aktraktive teksa ka ndryshuar plotësisht ngjyrën e flokëve, duke u bërë bjonde.

Duke qëndruar para një makine luksoze, reperja ka pozuar e veshur në pantollona të ngushta që e bënë të duken atë mjaft komode.

Së fundmi Tayna ka lansuar këngën e saj më të re ‘A jo’ të cilën e ka publikuar vetëm me video tekst. 

(Kosova Sot Online)