Nëse ju ka marrë malli të dilni, hidhini një sy videos së fundit të Klajdi Harunit
Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje nga publiku dhe koncertet e shumta, duket se të gjithë artistët kanë nisur të ndjejnë mall për të qenë në skenë dhe për të kënduar për fansat e tyre.
Këtë fakt e ka treguar dhe Klajdi Haruni me anë të një videoje ku shihet audienca e madhe që këndon njëzëri me të dhe Brunon këngën ‘Oj lulije’.
“Shumë mall për t’iu përqafuar me muzikë”, ka shkruar Haruni krah videos në të cilën nuk kanë munguar komentet e fansave që pohojnë se i mungojnë shumë performancat e tyre.
Deri më tani hapja e këtyre aktiviteteve ka ngelur ende në pikëpyetje për shkak të grumbullimit të madh të njerëzve në to dhe pandemisë ‘Covid-19’, megjithatë të gjithë po presin me padurim kthimin në normalitet.
(Kosova Sot Online)