Vesa Luma më në formë se kurrë feston ditëlindjen në Zelandën e Re

  • 12 May 2020 - 13:55
Vesa Luma më në formë se kurrë feston ditëlindjen në Zelandën e Re

Pranë djalit Lianit dhe bashkëshortit Big Bastës - të cilët i do shumë, e me kilometra larg vendlindjes së saj, këngëtarja e njohur shqiptare Vesa Luma sot feston ditëlindjen e 34, shkruan gazeta 'Kosova Sot Online'.

Në mesin e shumë urimeve nuk ka munguar edhe ai i bashkëshortit, rep artistit Big Bastës:

Image

“Sot eshte ditelindja e zemres sime Vesa Luma.. Nuk harrohen momentet qe kemi kaluar dhe po kalojme bashke, ato premtimet e bukura ne netet e gjata nen driten e henes qe pasqyronte ne fytyren tende. U dashurova me ty qe ne momentin e pare dhe cdo dite e me shume me shtohet dashuria. Te falenderoj per gjithcka qe je dhe per qe je kaq perfekte, nje nene e shkelqyer, grua dhe shoqe e pazevendesueshme! Te uroj ti gezosh dhe 1000 ditelindje te tjera me emer dhe 100 tjera me jete! Te dua!”, shkruan Big Basta.

Derisa Vesa, ia ka kthyer...

“Jeta ime është e përmbushur kur kam mbretim tim afër. Të dua shumë jetë”, ka qenë përgjigja e këngëtares.

Image

(Kosova Sot Online)