Do ta njihnit? Besa Kokëdhima ndan fotot e rralla nga fëmijëria e saj

  • 28 May 2020 - 21:07
Do ta njihnit? Besa Kokëdhima ndan fotot e rralla nga fëmijëria e saj

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima duket se është bërë nostalgjike për të kaluarën e saj.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë si rrallëherë foto të vjetra na fëmijëria, ku ka pozuar pranë prindërve.

Në fotot e publikuara, Besa shfaqet herë e buzëqeshur e herë serioze, teksa duket një fëmijë shumë i ëmbël.

“Unë e vogël. Mami, babi, ju dua gurët e mi të çmuar”- shkruan këngëtarja krahas pozave të fëmijërisë që nuk i kishim parë më herët në rrjetet e saj sociale.

Dy ditë më parë, Besa foli hapur për ndërhyrjet estetike në fytyrën e saj.

Ajo u shpreh se është e pashmangshme të bësh ndonjë ndryshim, megjithatë këngëtarja përpiqet që t’i qëndrojë pamjes natyrale.

“Është e pashmangshme, nuk paragjykoj asnjë. Përpiqem të mbajë balancën mes asaj që është natyrale tek unë dhe standardit të bukurisë që kërkohet apo pres nga vetja”, u shpreh ajo..

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Angry; Mini me ë Mama papa love u my gems ë

A post shared by Besa (@besaofficial) on

(Kosova Sot Online)