A është kënga e fundit e Lady Gaga një dedikim për ish-të fejuarin e saj?

  • 29 May 2020 - 16:17
A është kënga e fundit e Lady Gaga një dedikim për ish-të fejuarin e saj?

Një këngë e vetme e Lady Gaga-s i ka bërë fansat të mendojnë menjëherë se teksti i saj i dedikohet ish-të fejuarit të këngëtares, Christian Carino. “Ty të pëlqen paparaci, të pëlqen fama”, ishte një pjesë e tekstit të këngës ‘Fun Tonight’, e cila është komentuar menjëherë nga ndjekësit e Lady-t. Ata kanë shkruar në Twitter’ se Gaga i drejtoher Carinos me këtë këngë pasi gjithë teksti i saj përshkruante marrëdhënien e tyre.

Kujtojmë se Lady dhe Christiano u fejuan në vitin 2018, ndërsa në muajin shkurt të 2019-ës i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë, duke mos bërë të ditur asnjë detaj.

(Kosova Sot Online)