Maluma në Shqipëri, vajzat do t'i 'shkulin' flokët

  • 04 June 2020 - 12:02
Maluma në Shqipëri, vajzat do t'i 'shkulin' flokët

Për shkak të situatës së Koronavirusit, në vendin tonë u anuluan disa evente kulturore, mes tyre edhe koncerti i këngëtarit Maluma. Edhe pse të gjithë mezi po e prisnim, organizatorët së bashku me qeverinë vendosën që koncerti të mos mbahej më 14 mars në mënyrë që të mos përhapej Koronavirusi.

Shtyrjen e koncertit e konfirmoi edhe Maluma, i cili zbuloi edhe datat e reja të turit botëror. Për Tiranën është vendosur data 6 shtator 2020, ndaj duhet të presim edhe pak për ta parë live yllin e muzikës që ka çmendur vajzat në mbarë botën. Vetë Maluma tregon se situata e Covid-19 ia ka sjellë në majë të hundës dhe mezi po pret t’i rikthehet koncerteve, për të cilat e ka marrë malli më së shumti.

Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka publikuar një foto ku i drejton gishtin e mesit koronavirusit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

F#%€£ CORONAVIRUS I WANT TO GO BACK ON TOUR NOW / QUIERO VOLVER A LOS ESCENARIOS YA ë

A post shared by MALUMA (@maluma) on

(Kosova Sot Online)