E papritur: Vdes nga koronavirusi këngëtari i njohur në moshën 34-vjeçare

  • 05 June 2020 - 08:49
E papritur: Vdes nga koronavirusi këngëtari i njohur në moshën 34-vjeçare

Chris Trousdal, anëtar i grupit të njohur muzikor “Dream Street”, ka vdekur si pasojë e koronavirusit, në moshën 34-vjeçare.

“Me zemër të thyer konfirmojmë se Chris Trousdale ka ndërruar jetë. Ai ishte shumë i dashur për për familjen, shokët dhe gjithë fansat nga e gjithë bota”, thuhej në njoftim.



Këngëtari ndërroi jetë në spitalin Burbank, në Kaliforni, pas komplikimeve që kishte pas infektimit me koronavirus.

Ngushëllimin dhe pikëllimin e tyre, e shprehën edhe anëtarët e tjerë të grupit “Dream Street” që humbën shokun e tyre më të mirë.

Image

(Kosova Sot Online)