Bukuroshja Angela Martini rrëmben vëmendjen e të gjithëve me videon e fundit

  • 13 June 2020 - 14:40
Bukuroshja Angela Martini rrëmben vëmendjen e të gjithëve me videon e fundit

Angela Martini së fundi ka nisur pushimet në Filipine bashkë me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu.

Modelja nuk ka publikuar imazhe të shumta nga atje, por duket se po e shijon pushimin duke qëndruar larg vëmendjes së publikut.

Së fundi, ajo publikoi një video, në të cilën erdhi shumë joshëse e veshur me fustan të shkurtër dhe në të brendshme.

Edhe kësaj radhe, ajo dëshmoi se ka fizikun e përsosur, teksa bënte lëvizje provokuese e shtrirë në dysheme.

Angela Martini muaj më parë publikoi librin e saj me titull “Love, Hope, Light”, ku flet për jetën e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Just because

A post shared by Angela Martini ë (@angela_martini) on

(Kosova Sot Online)