5 muaj pas ndarjes nga jeta të Kobe Bryant, bashkëshortja e basketbollistit i kërkon fansave ta mirëkuptojnë për këtë vendim

  • 16 June 2020 - 09:50
5 muaj pas ndarjes nga jeta të Kobe Bryant, bashkëshortja e basketbollistit i kërkon fansave ta mirëkuptojnë për këtë vendim

Bashkëshortja e Kobe Bryant, Vanessa Bryant vendosi që së fundmi të bllokojë të gjitha faqet e fansave në ‘Instagram’ të hapura posaçërisht për të dhe vogëlushen e tyre, Gigi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vanesa ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithë fansave duke u shprehur se kjo situatë i lëndonte më shumë atë dhe fëmijët e saj. Bryant i ka falenderuar të gjithë për mbështetjen e pakushtëzuar, megjithatë dëshiron më të mirëm tanimë për fëmijët e saj dhe që ata mos të lëndohen më shumë.

Vanesa theksoi në postimin e saj se familja Bryant ka nevojë ta marrë veten nga tragjedia dhe se mbyllja e llogarive ka pasur asnjë qëllim të keq.

Kujtojmë se Kobe dhe Gigi u ndanë nga jeta 5 muaj më parë, në datë 26 janar, në një aksident të tmerrshëm me helikopterin me të cilin udhëtonin, moment ky që morri vëmendjen e gjithë njerëzve në mbarë botën.

Image

(Kosova Sot Online)