Sytë zemra! Me vargjet dedikim dhe foton romantike, Ledri i bën urimin më të bukur Sarës për ditëlindje

  • 19 June 2020 - 14:50
Sytë zemra! Me vargjet dedikim dhe foton romantike, Ledri i bën urimin më të bukur Sarës për ditëlindje

Bukuroshja që i ka vjedhur zemrën reperit Ledri Vula, Sara Hoxha, feston sot ditëlindjen e saj.

Kjo ditë është po aq speciale si për Sarën, edhe për reperin i cili nuk vonoi ta urojë në Instagram.

Ledri i bëri urimin më romantik që na i shkriu zemrat, krahas fotos së ëmbël të çiftit të kapur për dore bregut të detit.

Reperi i ka dedikuar partneres së tij fjalët e këngës “Trëndafil” i zi, këngë e cila i kushtohet bukuroshes.

“E rujm njoni-tjetrin si ujin e pishëm, si me jetu veç na dy me ni ishull. Gëzuar ditëlindjen”- janë fjalët e Ledrit i cili s’mund të bëhej më romantik se kaq!

Ledri dhe Sara po shijojnë prej kohësh romancën e tyre, mirëpo vetëm në muajin prill të këtij viti reperi vendosi të konfirmojë lidhjen, duke publikuar edhe foton e parë me Sarën.

Madje, çifti ka ndërmend të martohet sa më shpejt, për të përmbushur edhe dëshirën e familjarëve të Ledrit.

(Kosova Sot Online)