Kënga me Ledrin ishte vetëm fillimi! Capital T zbulon se na pret një tjetër super bashkëpunim!

  • G.G /
  • 24 June 2020 - 09:46
Kënga me Ledrin ishte vetëm fillimi! Capital T zbulon se na pret një tjetër super bashkëpunim!

Capital T ka njoftuar së fundi se albumi i tij më i ri do të jetë i ndarë në dy pjesë.

Në një njoftim në Instagram, ai bëri me dije se pjesa e parë e albumit të tij “Skulpturë”, do të publikohet më 1 korrik, ndërsa për pjesën e dytë nuk ka dhënë ende detaje.

“Studio Albumi jem i 4t #SKULPTURE • i cili lansohet me 2 pjesë  PJESA 1 vjen me 1 Korrik  A JENA GATI ME SHKATRRU LOJËN !?”, ka shkruar reperi.

Por nëse doni të dini nëse ka ndonjë bashkëpunim të radhës pas atij me Ledri Vulën, Capital T ka zbuluar diçka.

Në një koment të reperit 2 Po2, vumë re se ky i fundit mund të sjellë një duet me nipin e tij në pjesën e dytë të albumit.

“Un garant n’pjes t’dyt ”, i shkruan reperi ndërsa Capital T ia kthen “smujjjjjj ty pa tlon kapiten ”

Kjo do të thotë se na pret një superbashkëpunim mes Capital T dhe 2 Po2, por për këtë do të na duhet të presim pjesën e dytë të albumit.

Kënga e fundit me Ledrin “DMP” theu rekord klikimesh me 1,6 milionë brenda 24 orësh.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Mood All SUMMER 2020 #DMP #Dance ë •

A post shared by Capital T (@truekapo) on

(Kosova Sot Online)