“Më tha se do martoheshin”- Grimieri gay rrëfen si zbuloi tradhtinë e të dashurit kosovar: Nuk mi kishte thënë askush këto fjalë por …

  • G.G /
  • 24 June 2020 - 14:18
“Më tha se do martoheshin”- Grimieri gay rrëfen si zbuloi tradhtinë e të dashurit kosovar: Nuk mi kishte thënë askush këto fjalë por …

Grimeri i njohur gay Dario Doka ka rrëfyer sesi iu thye zemra nga i dashuri kosovar pasi zbuloi se ai e tradhtonte.

Dario u shpreh se i dashuri i tij ishte shumë sipmatik dhe i tha se do martoheshin.

Por ai kishte një jetë të dyfishtë. Ndërkohë që nisi një lidhje me grimierin, kishte edhe një marrëdhënie paralele 4 vjeçare.

Dario nisi të dyshonte tek i dashuri pasi ai vinte në Shqipëri dhe nuk e takonte.

Madje shiheshin shumë rrallë, 1 herë në muaj ose në dy muaj.

“Ishte shumë simpatik dhe nga Kosova. Folëm, u takuam dhe më tha disa fjalë që nuk i kisha dëgjuar asnjëherë. Bëri plane për tu martuar, për të ikur jashtë dhe unë ngela. Nuk mi kishte thënë askush këto fjalë. Krijova iluzione tek truri im se ky ishte një tip i sinqertë dhe ndryshe nga lidhjet e tjera, sillej ndryshe. Ne shiheshim një herë në çdo 2 muaj, ose 1 herë në 1 muaj, kur të binte rasti edhe pse ai kishte mundësi të vinte të më shihte. Mashtrime. Fillova të ndjeja që kishte lidhje të tjera. Më doli që kishte një lidhje 4 vjeçare me një mashkull tjetër ndërkohë ishte me mua,”- tha grimieri gay.

Por si e zbuloi tradhtinë?

“I ndjeja, kisha dyshime. Edhe pse më thoshte që jam në shtëpi e ndjeja që nuk ishte aty. Vinte këtu dhe më thoshte që jam në Prishtinë, por unë e ndjeja që ishte këtu. Ishte tip i fshehur. Kur isha në Zvicër tek mami më dha pasëordin e Instagram për ti fshirë disa gjëra, por i kishte fshirë të gjithë mesazhet.

Padashje më shkon dora tek opsionet që i kishin bërë tag dhe kishte dalë në një foto me një djalë tjetër, dukej që kishin diçka. Aty e kuptova dhe pashë mesazhet më pas dolën që ishin të lidhur, mbeta pa fjalë. Prita të kthehesha në Shqipëri, pa i thënë fare që kisha marrë vesh gjë. Vjen dhe ia them, por ma mohoi. Tha që e kishte vetëm shok. Kur i tregova që i kisha parë të gjitha më kap tek qafa sepse nga nervat i thashë që do ta gjej djalin e do e kap vetë”– u shpreh Dario, i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

(Kosova Sot Online)