Kjo është aktorja turke më e kërkuar e momentit!

  • G.G /
  • 02 July 2020 - 17:01
Kjo është aktorja turke më e kërkuar e momentit!

Për shqiptarët, ajo u bë e njohur me rolin e saj në serialin “Çukur”, ndërsa tashmë Dilan Çiçek Deniz është një ndër aktoret më të suksesshme të momentit.

Deniz u bë gjithashtu e famshme në filmin suedez “How to stop a wedding” dhe fama e saj po merr përmasa të mëdha dita-ditës.

Vetëm 25-vjeç, bukuroshja po kryeson listat në Turqi.

Aktorja është renditur e para në listën e IMBd, duke lënë pas aktorë të tjerë me emër, përfshirë këtu femra dhe meshkuj.

Në listën e aktorëve më të kërkuar në vendin e dytë është Metin Akdulger, në vend të tretë Can Yaman, në vend të katërt Ayça Aysin Turan dhe në vend të pestë Tuba Buyukustun.

(Kosova Sot Online)