Këto pamje do ju bëjnë të mendoni se Loredana është dashuruar tashmë me Zunën

  • G.G /
  • 09 July 2020 - 09:49
Këto pamje do ju bëjnë të mendoni se Loredana është dashuruar tashmë me Zunën

Pas komenteve të ndryshme rreth jetës private të Mozzik dhe Loredanës, kjo e fundit duket se ka vendosur të lërë pas të shkuarën e saj duke publikuar disa momente me reperin Zuna.

Loredana i ka ndarë pamjet në ‘Instastory’, aty ku dhe është shfaqur duke parë plot dashuri Zunën. Fillimisht ajo nuk e ka zbuluar portretin e personit me të cilin ndodhej duke shkaktuar mjaft kureshtje, megjithatë pak më vonë e ka drejtuar kamerën nga Zuna i cili duket se drejton makinën.

Siç kuptohet dhe nga pamjet, Loredana ndodhet shumicën e kohës pranë tij, e nuk do të ishte çudi që shumë shpejt dyshja ta konfirmonte lidhjen e shumëpërfolur.

(Kosova Sot Online)