Don Xhoni bëhet romantik në këngën e re, publikon ‘Baby’

  • G.G /
  • 09 July 2020 - 14:20
Don Xhoni bëhet romantik në këngën e re, publikon ‘Baby’

eperi Don Xhoni ka publikuar këngën e tij më të re.

Një këngë e re është publikuar nga reperi i ri por shumë i suksesshëm, Don Xhoni.

Ai ka sjellë me një videoklip shumë veror këngën me titullin ‘Baby’, në të cilën i këndon një vajze me fjalë romantike.

Edhe kjo këngë, si thuajse të gjitha publikimet tjera të reperit, ka arritur që në pak orë të ketë shumë shikime, duke u dëgjuar e duke u shpërndarë gjithandej.

Vetëm para pak javësh, Don Xhoni kishte publikuar një këngë tjetër, atë me titullin tjera llafe, e cila deri tani ka arritur të mbledhë gati 5 milionë shikime në Youtube.

Ndërsa reperi nuk po ndalet, pasi së shpejti, siç mëson Gazeta Express, ai po sjell edhe një bashkëpunimm e këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia.

(Kosova Sot Online)