Zogu i Tiranës feston sot ditëlindjen surprizohet në mesnatë

  • G.G /
  • 11 July 2020 - 12:17
Zogu i Tiranës feston sot ditëlindjen surprizohet në mesnatë

Moderatori Hermes Nikaj, i njohur si "Zogu i Tiranës" feston sot ditëlindjen.

Ai ndodhet në arrest shtëpie, por megjithatë në ditën e tij të veçantë nuk kanë munguar surprizat nga njerëzit e dashur.

Hermesi është surprizuar që në mesnatë nga miqtë e tij, me të cilët ka festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Miqtë i kanë dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila, si dhe dhurata të shumta luksoze.

Nuk dihet ende sa do të zgjasë arresti në shtëpi por fansat po presin rikthimin e tij në ekran.

Kujtojmë se 26-vjeçari i ka mohuar akuzat e tij dhe ka deklaruar se është i pafajshëm.

(Kosova Sot Online)