Ky është tatuazhi që Dua Lipës do t’ia kujtojë gjithmonë Kosovën

  • A.P /
  • 16 July 2020 - 08:24
Ky është tatuazhi që Dua Lipës do t’ia kujtojë gjithmonë Kosovën

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ani pse nuk jeton në Kosovë është e lidhur me vendin e saj dhe fansat që ka këtu

Ajo madje e ka realizuar edhe një tatuazh të veçantë i cili do t’ia kujtojë përherë Kosovën, saktësisht Prishtinën.

Në krahun e saj ajo ka të shkuar, “Sunny Hill”, që do të thotë “Kodra e Diellit”, lagje në Prishtinë.

Këtë tatuazh ajo i ka kushtuar prindërve të saj që u rritën në këtë lagje të Prishtinës. Madje në këtë emër ekziston fondacioni “Sunny Hill”, dhe koncerti që është mbajtur dy herë në Kosovë.

Image

(Kosova Sot Online)