Këngëtarja shkruan fjalët më romantike për partnerin e saj

  • G.G /
  • 16 July 2020 - 10:34
Këngëtarja shkruan fjalët më romantike për partnerin e saj

Ditën e sotme këngëtari i njohur Genc Prelvukaj feston ditën e lindjes. Disa ditë më parë ishte Eni ajo që festoi dhe Genci zgjodhi t’i shkruante fjalët më romantike, ndërsa sot e ka radhën këngëtarja.

Ajo ka zgjedhur një foto ku shfaqet pranë partnerit dhe shkruan: “Tek ti kam gjetur partnerin perfekt, shokun më të mirë dhe dashurinë më të ëmbël që dikush mund të ketë përjetuar!

Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”. Me sa duket çifti po kalon ditët më të bukura dhe kjo duket lehtë në fjalët romantike që zgjedhin për njëri-tjetrin.

(Kosova Sot Online)