Arta Nitaj sjell fotografi provokuese duke bërë ushtrime në ballkon

  • E.K /
  • 17 July 2020 - 20:59
 Arta Nitaj sjell fotografi provokuese duke bërë ushtrime në ballkon

Modelja dhe njëherësh aktorja, Arta Nitaj, është njëra ndër më të komentuarat në estradën shqiptare.

Theksuar edhe nga vetë ajo, secila lëvizje e bukuroshes po merr vëmendje mediatike, duke u shfaqur faqet rozë.

Ndërkaq, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Arta është shfaqur nga ballkoni ndërsa bën të ditur se po praktikonte ushtrimet.

E veshur mjaft me sportivitet, ajo nuk ka lënë anash linjat e saj trupore, të cilat i thekson shumicën e kohëve.

Kohëve të fundit, aktorja shqiptare ka mbajtur të azhurnuar fansat në rrjete sociale, duke sjell imazhe të ndryshme nga pushimet e saj.

Vlen të përmendet se Arta, është bërë e njohur përmes një roli të një vajze të llastuar në serialin “O sa mirë”.

(Kosova Sot Online)