Ja si dukej reperja vite më parë kur ende nuk ishte e famshme!

  • G.G /
  • 21 July 2020 - 11:00
Ja si dukej reperja vite më parë kur ende nuk ishte e famshme!

Nëse nuk e dinit, muzika për Tayna-n ka qenë një pasion që në moshë të vogël dhe këtë na e kanë vërtetuar edhe video në kompeticionet që merrte pjesë kur ishte e vogël.

Në një periudhë të shkurtër kohore, Tayna u bë një ndër emrat më të suksesshëm në rep dhe tashmë na shoqëron thuajse çdo ditë me foto e video të sajat në llogarinë e saj në Instagram, mirëpo jeni kuriozë të shihni një foto të reperes kur ishte në moshë të vogël?

Tayna ka postuar një foto kur ishte e vogël, pa e specifikuar moshën, ku shihet me flokët gështenjë, duke kërcyer dhe atë e ka krahasuar me një foto të shkëputur së fundmi nga kënga e re.

Si duket reperja e ka në gjak talentin dhe pasionin dhe kjo foto na e vërteton më së miri këtë gjë.

Së fundmi, Tayna po shijon suksesin e këngës së fundit, të titulluar Bass që deri tani numëron 4.5 milionë klikime. Javën që lamë pas ajo u bë kryefjalë e mediave pasi nënshkroi kontratë me “Sony music”, duke ngjitur kështu një shkallë të rëndësishme në karrierën e saj.

(Kosova Sot Online)