Rita Ora fotografohet e përqafuar me një mashkull, çfarë thonë mediat e huaja për këtë?

  • G.G /
  • 21 July 2020 - 15:01
Rita Ora fotografohet e përqafuar me një mashkull, çfarë thonë mediat e huaja për këtë?

Prej disa muajsh flitet se këngëtarja e njohur, Rita Ora, ka nisur një romancë të re. Në internet po qarkullojnë foto ku shfaqet këngëtarja me një mashkull, i cili i ka hedhur dorën në qafë.

Sipas “The Sun”,  burime pranë Ritës kanë insistuar se ajo është në një lidhje serioze me regjisorin e filmave dhe videove muzikore hunky, Romain Gavras, 39 vjeç.

Thuhet se këngëtarja është mjaft e lumtur dhe lidhja e saj po shkon në mënyrë perfekte, megjithatë mbetet të presim nëse Rita do e konfirmojë këtë.

(Kosova Sot Online)