Xhensila Myrtezaj me foto provokuese nga makina, i komenton Besi "S’kam për ti paguar unë …

  • G.G /
  • 24 July 2020 - 10:38
Xhensila Myrtezaj me foto provokuese nga makina, i komenton Besi

Xhensila Myrtezaj është shfaqur mjaft provokuese në rrjetet sociale. Këngëtarja pozoi e veshur me një kostum sportive veror nga makina duke vënë në pah linjat e saj bombastike trupore.

Ajo mori mjaft komplimente për foton hot, por komenti i bashkëshortit të saj, Bes Kallakut rrëmbeu vëmendjen.

Aktori i humorit vuri në pah një detaj që i kishte “shpëtuar” Xhensila Myrtezajt.

Këngëtarja nuk kishte vendosur rripin e sigurimit teksa pozoi në timon.

Bes Kallaku i kërkoi të vendoste rripin pasi do i duhej atij që të paguante gjobat e policisë.

“Vendos rripin e sigurimit oj goc! Nuk kam për ti paguar unë gjobat e tua ë”- shkroi aktori.

Ndërsa Xhensila ka vendosur që të mos i përgjigjet komentit të tij.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

(Kosova Sot Online)