Legjenda e repit botëror dëgjon këngët e Luanës!

  • G.G /
  • 27 July 2020 - 10:21
Legjenda e repit botëror dëgjon këngët e Luanës!

Nëse kemi thënë Luana Vjollca kemi thënë një nga emrat më në zë në showbizin shqiptar.

Prej vitesh Luana po korr suksese me projektet e saj televizive, por krah tyre e kemi parë të jetë e përfshirë edhe në tregun muzikor.

Moderatorja sjell herë pas here këngë e bashkëpunime të ndryshme që kthehen në hite e mirëpriten nga publiku.

Para dy vitesh Luana solli një super bashkëpunim me Bujar Qamilin të titulluar “M’i dhe flakë mallit tim”, që na shoqëroi gjatë gjithë verës së 2018, nëpër dasma e makina. Kënga numëron 15 milionë klikime, megjithatë duket se suksesin më të madh e ka arritur së fundmi.

Snoopdog ka realizuar ditën e djeshme një video live në Instagram dhe gjejeni pak…është kapur nga fansat duke dëgjuar pikërisht këngën e Luanës dhe Bujarit.

Një nga ndjekësit e Luanës ka arritur të kap momentin e papritur i cili është ndarë më pas në Instastory ose edhe vetë moderatorja.

Epo nëse kishit dyshime për suksesin e Luanës si këngëtare, urojmë që nga ky moment të mendoheni dy herë.

Kujtojmë se shumë shpejt Luana do sjellë një tjetër këngë në bashkëpunim me këngëtarin latin Jay Santos.

Ata kanë realizuar videoklipin e këngës e cila do jetë spanjisht dhe shqip, por nuk e kanë ende një datë publikimi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë#soon ë @jaysantosmusic ë ë

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

(Kosova Sot Online)