Era Istrefi rikthehet me muzikë shqiptare, ja reperi i njohur me të cilin po bashkëpunon

  • G.G /
  • 28 July 2020 - 10:16
Era Istrefi rikthehet me muzikë shqiptare, ja reperi i njohur me të cilin po bashkëpunon

Pas një shkëputje të gjatë nga muzika, këngëtarja e njohur kosovare, Era Istrefi duket se do të vijë në një bashkëpunim me reperin Bash Buta. Këtë fakt e ka zbuluar Buta me postimin e fundit në rrjetet sociale, ku duket se ka pozuar së bashku me Istrefin në ambientet e një studio muzikore.

Dyshja nuk ka bërë të ditur asnjë detaj tjetër, megjithatë fansat janë treguar mjaft kureshtarë në komente.

Kujtojmë se më parë Era ka treguar se i pëlqejnë shumë këngët e reperit, ndaj dhe duket se ky bashkëpunim ka ardhur pas kaq kohësh.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Uptown ë

A post shared by Buta (@bashbuta) on

(Kosova Sot Online)