Anxhela Peristeri publikon foton në bregdet

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 12:01
Anxhela Peristeri publikon foton në bregdet

Anxhela Peristeri është një ndër këngëtaret më të dashur për publikun shqiptar. Ajo njihet për këngët e saj të sukseshme dhe për sitilin e veçantë. Këngëtarja është aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit foto nga përditshmëria apo edhe nga jeta profesionale.

Bukuroshja ka nisur pushimet në Ksamil dhe nuk na i ka kursyer fotot me bikini. Së fundmi ajo ka postuar disa foto me bikini dhe shihet tejet sensuale dhe më në formë se kurrë. Tek njëra nga fotot Anxhela qëndron e shtrirë afër detit, me ngjyrën çokollatë dhe me pozën e bërë këngëtarja ka marrë shumë komplimente nga ndjekësit e saj.“E puthur nga dielli” shkruan ajo krah fotos.

(Kosova Sot Online)