Sara Hoxha tregon barkun e rrumbullakosur në bikini, i jep bebes ‘për të pirë’

  • E.K /
  • 10 gusht 2020 - 11:38
Sara Hoxha tregon barkun e rrumbullakosur në bikini, i jep bebes ‘për të pirë’

Blogerja dhe njëherësh e dashura e Ledri Vulës, Sara Hoxha, ka qenë mjaft e komentuar në faqet rozë.

Kjo, jo vetëm për shkak të postimeve të përditshme, por edhe për shtatzëninë e saj, të cilën e zbuluan kohëve të fundit.

Çifti i njohur ditë më parë kishin zbuluar edhe gjininë e foshnjës, ndërsa janë në pritje të një vajze.

Sidoqoftë, në një postim në rrjetin social Instagram, Sara është shfaqur atraktive e veshur në bikini, teksa në dorë mbante një pije.

Në po të njëjtin imazh, ajo ka theksuar barkun e saj të rrumbullakosur, ndërsa në një tjetër bënte sikur i jepte pije foshnjës së saj.

“Kliko në foton tjetër për të parë foshnjën duke pirë”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Ditë më parë, për shkak të peshës që po fiton, bukuroshja brune kishte shfaqur edhe strijat në trupin e saj, ndërsa inkurajon vajzat ta duan veten ashtu siç janë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Swipe for drinking baby bump ë

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha) on

(Kosova Sot Online)