Rihanna “nominohet” për të zëvendësuar Mbretëreshën Elizabeth II

  • G.G /
  • 24 shtator 2020 - 10:09
Rihanna “nominohet” për të zëvendësuar Mbretëreshën Elizabeth II

Të martën, qeveria e ishullit Barbados në Karaibe njoftoi se ata po planifikojnë të lenë plotësisht të kaluarën e tyre koloniale. Shumë shpejt duket se ato do të largojnë nga kreu i vendit Mbretëreshën 94-vjeçare Elizabeth. Ata duan ta zëvendësojnë me një kryetarw nga vendi i tyre dhe fansat kanë “nominuar” menjëherë Rihannën.

Kjo nuk është e pamundur, duke marrë parasysh që në vitin 2018, ajo u emërua Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe e Plotfuqishme në këtë vend, një përgjegjësi që iu dha kushtuar promovimit të turizmit, arsimit dhe investimeve në vend. Ndërsa në 2017, rruga në të cilën ajo u rrit, u riemërua si Rihanna Drive.

Dhe gjithë këto vite këngëtarja ka qenë pranë vendit të saj duke i mbështetur me donacione për infrastrukturën dhe së fundmi për luftën kundër Koronavirusit.

(Kosova Sot Online)