U bë shkak Selena Gomez? Demi Lovato ndahet nga i fejuari pas 6 muajsh së bashku!

  • G.G /
  • 25 September 2020 - 10:05
U bë shkak Selena Gomez? Demi Lovato ndahet nga i fejuari pas 6 muajsh së bashku!

Demi Lovato është ndarë nga partneri i saj Max Ehrich, 6 muaj pas fejesës.

Çifti, i cili njoftoi fejesën në korrik pas katër muajsh, po bëjnë një pushim në marrëdhënien e tyre, pasi u përballën me thashethemet në fillim të këtij muaji se Max, 29 vjeç, dikur i dërgonte mesazhe ngacmuese ish-shoqes së ngushtë të Demi-t, Selena Gomez në vitin 2015.

“Ishte një vendim i vështirë, por Demi dhe Max kanë vendosur të ndjekin rrugën e tyre të ndarë për t’u përqendruar në karrierat e tyre përkatëse”, tha një burim për PEOPLE.

Asokohe, Demi reagoi për Selena-n, duke thënë se është trishtueshme kur njerëzit i vendosin gratë kundër njëra-tjetrës:

“Nëse gratë kanë konflikt, kjo është mes tyre, jo mes jush”, shkruante ish-ylli i Disney-t.

Burimi tregon se ata “kanë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin dhe gjithmonë do ta çmojnë kohën që kanë kaluar së bashku”.

Disa orë pas lajmit, Demi hyri në Instagram për të ndarë një video të saj pa unazën e fejesës.

Klipi i shkurtër tregonte këngëtaren duke pozuar në pasqyrën e tualetit, përpara se të zmadhonte bluzën e saj, e cila përmbante frazën: “Qentë para njerëzve”.

Truproja e këngëtares dhe motra e Demit i bënë unfollow Max-it në Instagram.

Vetëm 1 muaj pasi nisën romancën e tyre dhe nisën të bashkëjetonin, Demi Lovato dhe aktori Max Ehrich vendosën t’i japin fund beqarisë.

Duket se karantina e bashkoi më shumë çiftin dhe ata kuptuan se ishin bërë për njëri-tjetrin, ndaj s’u desh shumë kohë për të marrë një hap kaq të rëndësishëm në marrëdhënie. Por vendimet e karantinës dolën të jenë vendime të nxituara.

(Kosova Sot Online)