Arilena Ara në “Vogue Italia” mes 8 vajzave më të fuqishme në botë. Rrëfimi i pazakontë i 22-vjeçares nga sakrificat për fizikun tek arsyeja pse ka hequr dorë nga kënaqësitë e rinisë

  • G.G /
  • 29 shtator 2020 - 10:31
Arilena Ara në “Vogue Italia” mes 8 vajzave më të fuqishme në botë. Rrëfimi i pazakontë i 22-vjeçares nga sakrificat për fizikun tek arsyeja pse ka hequr dorë nga kënaqësitë e rinisë

Këngëtarja e njohur, Arilena Ara ishte disa ditë më parë pjesë e rubrikës “Tani mund të këndosh” tek e “Diela Shqiptare”, ku në një intervistë me Ardit Gjebrenë, rrëfeu shumë detaje nga karriera dhe jeta e saj private.

Ndërkohë dy ditë më parë doli lajmi se Arilena Ara ishte shfaqur në “Vogue Italia”, e zgjedhur mes tetë vajzave të fuqishme nga e gjithë bota. “MAXRIENY” nga stilistja Sara Wong debuton në Javën e Modës në Milano, ku do të prezantohet koleksioni i ri SS 2021.

Për këtë rast, marka kineze e veshjeve në bashkëpunim me “Vogue Italia”, kanë organizuar eventin dixhital special të titulluar “Për gratë e fuqishme”.

Sara Wong, drejtuesja kreative e shtëpisë së modës, ka ftuar 8 talente ndërkombëtare që të interpretojnë dhe të flasin, teksa mbajnë veshur krijimet e saj. 8 gratë janë zgjedhur nga e gjithë bota, përfshirë SHBA-në, Italinë e vende të tjera, dhe secila prej tyre ka atë që përfaqëson koleksioni SS 2021: Balancën, elegancën, vendosmërinë dhe janë unike.

Në videon prezantuese të eventit, për disa sekonda shfaqet dhe artistja shqiptare Arilena Ara. Fituesja e Festivalit të Këngës 2019- të është zgjedhur nga Wong dhe “Vogue Italia” për të qenë pjesë e kastit të femrave të fuqishme, që influencojnë vajzat në të gjithë botën.

Në klipin e shkurtër Arilena përshkruan ndjesinë e veshjes që mban, si e bën të duket. Si të gjithë vajzat e tjera pjësëmarrëse, Arilena rrëfen filozofinë e “MAXRIENY”, dhe së bashku do të jenë pjesë e shfaqjes së modës që do të transmetohet në të gjithë botën në 23 shtator.

Në video po ashtu mund të dëgjoni vetë dizajneren Wong, e cila zbulon atë që e ka frymëzuar për këtë koleksion që do të përmbajë 20 veshje, kulturat dhe periudhat historike që kanë qenë gjithmonë të pranishme dhe të ndërthurura në krijimet e saj.

Por le të kthehemi tek Arilena Ara, talenti shqiptar që u zgjodh mes tetë vajzave nga e gjithë bota që kanë influencë tëk vajzat në gjithë botën. Si arriti të ketë trupin e sportistes, dhe të gjitha sakrificat që ajo bën duke mos e shijuar rininë ashtu si moshatarët e saj bëjnë?

Në këtë ditëlindje të 22-të, këngëtarja që triumfoi në Festivalin e Këngës në RTSH me “Shaj” rrëfeu për një revistë gjithçka nga stili i saj i jetës, për të aritur këtu ku është në karrierë.

Bashkë me një set fotosh me bikini në Jug të Shqipërisë, ajo rrëfen shumë detaje jeta shumë strike që bën, duke u fokusuar vetëm tek aritja e qëlloimeve të saj. Se cilat janë disa perferenca të tjera në stilin e saj të jetës, Arilena i zbulon një nga një.

REGJIMI I ARILENA ARËS, NGA MËNGJEZET ME NJË FILXHAN KAFE TEK NETËT NË SHTËPI

Në mëngjes për shembull, sapo zgjohet çfarë i pëlqen më shumë një artistjeje në kuptimin e plotë të fjalës si Arilena Ara?

“Marr një filxhan kafe dhe ulem para televizorit, ndërkohë eksploroj muzikë të re dhe muzikantë të rinj në Youtube. Në palestër gjatë stërvitjes, dëgjoj muzikë shumë të fortë në kufje, të zhanrit progressive house, dubstep, dance dhe hip hop, që të më mbajë të motivuar. Në makinë dëgjoj gjithmonë muzikë me volum të lartë, sidomos kur bëj udhëtime, sepse më shijon gjithçka edhe më shumë. Një gjë që vlen për t’u theksuar është që në çdo lloj ambienti të jem kam dëshirë të dëgjoj muzikë me volum shumë të lartë, aq sa të gjithë mund t’më thonë do dëmtosh dëgjimin”, tregon Arilena.

Ndërkohë janë shumë të rralla rastet, por ndodh kur është jashtë mase e lodhur dhe rri vetëm në heshtje pa dëgjuar asgjë, madje as muzikë. Ja si i përgjigjet Arilena Ara pyetjes se në kohën e lirë çfarë muzikë dëgjon, ç’pije shijon, librat që lexon, filmat që ndjek, sportet që ushtron dhe miqtë që shoqërohet.

“Është e vërtetë dhe më bën të lumtur që e vlerësoni këtë gjë! Përpiqem të jem e vërtetë në çdo fjalë të shkruar, dhe e sinqertë në çdo ndjesi. Jam “perfeksioniste”, madje shpeshherë do e cilësoja veten gati të vështirë apo “të pamundur” të punosh apo të krijosh muzikë me mua në studio, por bashkëpunëtorët e mi e duan dhe e respektojnë këtë cilësi tek unë. Prandaj gjithmonë përpiqem të arrij më të mirën nga vetja, të shtyj veten në limite deri atëherë që të gjithë të jenë të bindur që kemi krijuar diçka të bukur!”- thotë ajo.

MUZIKA? E NGRE VOLUMIN KUR GATUAJ!

“Unë nuk mund të jetoj pa muzikë. Dëgjoj në çdo moment të ditës, kudo që të jem apo çfarëdo që të jem duke bërë. Unë dëgjoj dhe dashuroj thuajse çdo zhanër apo rrymë muzikore, por sigurisht i dëgjoj dhe i ndaj në varësi të ambientit ku jam, dhe gjendjes shpirtërore që kam. Në shtëpi duke gatuar dëgjoj muzikë pop, me ritëm dhe energji të mirë që më bën të kërcej dhe ta shijoj.

Madje preferoj ta dëgjoj me volum të lartë, dhe pastaj mund të vazhdoj me procesin e gatimit në kuzhinë”. E kur është duke pushuar apo thjesht dëshiron të shlodhet pas një dite të ngarkuar, vendos muzikë të qetë në sfond sipas mood-it që është, dhe vazhdon të relaksohet. Pak balada, pak muzikë me poezi të thella, madje ka dëshirë t’i lexojë dhe dëgjojë me vëmendje.”

DARKAT DHE ALKOOLI: MIQTË MË CILËSOJNË FËMIJË TË VOGËL ENGJËLLOR DHE ME DY “BRIRË“ NË KOKË!

“Kam rreth shumë të ngushtë dhe të vogël miqsh, por që më bëjnë shumë të lumtur me prezencën e tyre në jetën time. Kam shumë sens humori, dhe kur jam me miqtë e mi e kam energjinë vetëm të argëtohemi me batuta apo situata të lezetshme komike, ndaj të gjithë më thonë që jam ndryshe nga që shikojnë në skenë(shumë karagjoze) domethënë.

Me cilësojnë si një fëmijë të vogël engjëllor dhe me dy “brirë“ lart në kokë (qesh). Unë nuk e pëlqej aspak alkoolin! Të gjithë miqtë e mi ankohen për faktin që kur mblidhemi gjatë darkave nuk i shoqëroj dot as me një gotë verë, që ta shijoj deri në fund.

Nuk konsumoj pije me gaz, sepse sigurisht gjatë kohës që stërvitem dhe përpiqem të mbaj trupin në formë me aktivitet fizik nuk rekomandohet të konsumohen pije të asnjë lloji. Konsumoj shumë lëng qitro, gjithmonë shtrydh një gotë çdo ditë dhe limon. Këto dyja janë të preferuarat e mia, sepse shija që pëlqej është përfundimisht e athët, e kripur dhe aspak e ëmbël.”

TRUPI IM, PALESTRA, MATJA E KALORIVE DHE KËRCIMI

“Palestra është shumë e rëndësishme për mua. Nuk është thjesht pasion, por për mua është stil jetese. Një aktivitet tjetër fizik është kërcimi që sigurisht është pjesë e imja, dhe e dua aq shumë sa muzikën. Kaloj një kohë shumë të gjatë në provat e koreografisë se performancave të mia skenike”, tregon Arilena Ara.

“Trupi im është shumë i rëndësishëm, sepse mendoj që është një ndër faktorët kryesorë që tregon se sa respekt dhe vlerësim kam unë ndaj vetes. Të gjithë që më njohin nga afër e dinë që unë punoj dhe jetoj me disiplinë!”- shprehet ajo.

Ndaj le të zbulojmë itinerarin e artistes për trup kopertinash. Palestra është pjesë e rutinës së saj prej 3 vitesh, tashmë pa asnjë shkëputje. Zgjohet çdo ditë në orën 07:00, dhe bën 2 orë stërvitje në mëngjes.

Dy gjëra që gjithmonë kanë prioritet për të janë muzika, koha që kalon në studio që është pothuajse gjithë dita pa orare, dhe patjetër aktiviteti fizik, pra palestra që përpiqet ta ndjekë gjithmonë pavarësisht kohës, punës, organizimit të ditës apo udhëtimeve.

Gjithashtu është shumë strikte me veten, dhe në momente të tilla kur është në set, duke xhiruar apo koncert rrit intensitetin e stërvitjes, kontrollon ushqimin dhe mat çdo kalori që të arrijë objektivën, që i duhet në kohë rekord.

“Ushqimi është realisht dashuri, por unë përpiqem të jem e fortë dhe të mund t’i rezistoj çdo ushqimi sado i shijshëm, dhe i dëshiruar të jetë. Madje miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi herë pas here vihen në siklet nga vendosmëria ime. Jam njeriu më pak “i këndshëm” për të bërë shoqëri në një “cheat meal”, sepse nuk i thyej lehtë rregullat”, rrëfen ajo duke qeshur.

JETA QË BËJ? SHKOJ VETËM NË STUDIO, NUK I NJOH KAFET, RESTORANTET, CLUBET APO PUSHIMET

Dhe në mbyllje sekretet e femrës së fuqishme në muzikë apo shoë business mund të na i rrëfejë vetë Arilena Ara. Është disiplina, vullneti, puna ‘hard working’, besimi dhe ambicia. Nuk janë sekrete, por janë thjesht cilësi që ajo fatmirësisht është stërvitur që t’i ketë. Nuk është e thjeshtë, por asgjë e pamundur!

“Unë kam vlerësuar gjithmonë faktin që Zoti më ka dhënë një dhunti për të kënduar, ndoshta për të influencuar tek njerëzit, përmes muzikës. Prandaj i kam dhënë karrierës sime gjithmonë prioritetin e duhur. Por nuk jam dorëzuar, apo fshehur pas faktit që kam talent dhe gjithçka do funksionojë vetë, sepse talenti nuk është mjaftueshëm nëse nuk investon kohë, punë dhe mund ‘to make it work’,”- tregon Arilena Ara.

E në fakt i është dashur të sakrifikojë shumë gjatë fëmijërisë së saj, që të jetë pikërisht këtu ku është sot, dhe aty ku do të mbërrijë nesër. Nuk ka bërë një jetë si çdo bashkëmoshatar i saj, përkundrazi nuk ka dalë asnjëherë përveçse në studio, kam qëndruar në shtëpi duke i privuar vetes çdo lloj daljeje publike; në kafe, restorante apo clube.

“Nuk mbaj mend të kem bërë pushime gjatë gjithë adoleshencës sime, dhe ende sot nuk e perceptoj si një gjë që duhet ta bëj domosdoshmërisht. Ndërkohë që për mua më mirë është ta zëvendësoj atë kohë në studio duke krijuar muzikë, apo duke u përgatitur për diçka tjetër më të madhe. Sepse në fund të ditës puna që bëj është ajo që më jep shlodhjen më të madhe dhe sadisfaksionin më të madh. Momenti kur finalizojmë një projekt, më bën të ndjej një lumturi dhe krenari të paimagjinueshme,”- shprehet Arilena.

Lind pyetja a është Arilena Ara artistja që bën gjithçka sipas mendjes së saj, apo konsultohet për të marrë vendimet e duhura në profesion.

“Nuk jam një njeri që nuk dëgjoj askënd dhe bëj gjithçka që më pëlqen si dua vetë. Përkundrazi unë dëgjoj gjithmonë ekipin tim, bashkëpunëtorët e mi, duke i besuar në çdo hap që hedh!”- përfundon këngëtarja.

(Kosova Sot Online)