Vajza e Jenner në ditën e parë të shkollës me çantë 12 mijë dollarëshe

  • G.G /
  • 01 October 2020 - 13:02
Vajza e Jenner në ditën e parë të shkollës me çantë 12 mijë dollarëshe

Vajza e Kylie Jenner, Stormi, në ditën e parë të shkollës ka shkuar me një çantë që kushton gjithsejtë 12 mijë dollarë. Çanta është e markës “Hermes”, shkruan Daily Mail.

Pasuria e Jenner raportohet të jetë përafërsisht 900 milionë dollarë.

 “Derisa shumica e fëmijëve kthehen në shkollë me një foto të uniformës dhe një çantë, vajza e Kylie është fotografuar me një çantë pink Hermes Taurillon Clemence Kelly Ado Backpack, që kushton 12 mijë dollarë”, shkruan Daily Mail.

Megjithatë vajza e Jenner do t’i ndjek mësimet në shtëpi për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

(Kosova Sot Online)