Pak javë pas fejesës, martohet Aida Doçi

  • 05 October 2020 - 08:21
Pak javë pas fejesës, martohet Aida Doçi

Një javë më parë, është bërë e ditur se këngëtarja Aida Doçi është fejuar me Naser Qelin, menaxherin e saj shumëvjeçar të karrierës.

E duket se pas kthimit nga Turqia, radha ka qenë për një tjetër hap, atë të martesës.

Tashmë janë publikuar fotografi të realizuara sot që shfaqin Aidën nuse shoqëruar me një urim për martesë.

Ceremonia është zhvilluar në shtëpi, mbase edhe për shkak të situatës me pandeminë por sërish, brenda traditave tona për marrjen e nuses. Shumë urime çiftit!.

(Kosova Sot Online)