Yllka Kuqi me dedikim të veçantë për Ismet Pejën

  • G.G /
  • 23 November 2020 - 14:06
Yllka Kuqi me dedikim të veçantë për Ismet Pejën

Yllka Kuqi e ka kujtuar një moment të veçantë krah Ismet Pejës.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi, nëpërmjet një postimi në Instagram e ka kujtuar ikonën e muzikës shqipe, Ismet Peja.

Ajo e zgjodhi një foto nga dita e dasmës së saj, datë e rëndësishme në të cilën Ismet Peja kishte kënduar.

Këngëtarja Yllka Kuqi e ka publikuar një foto të veçantë, të cilën e ka publikuar për ta kujtuar tashmë të ndjerin Ismet Peja.

Shkrim i saj pa ndërhyrje:

“E kurorezuam dashurine nen tingujt e zerit tend prej bilbili, na dhe shume mend nga pervoja jote jetesore e profesionale, deri ne minutat e fundit te jetes kthjelltesia e mendjes tende te trembte…jam e lumtur qe jetova ne kohen tende, qe isha pjese e jetes e familjes tende dhe qe edhe Luiza arriti te t’takoj … e kur te rritet do t’mesoje kenget e tua…do te jetoj e jehoje gjithmone Zeri yt…Lamtumire Baca Ismet ë”, ka shkruar këngëtarja pranë postimit të fotos.

(Kosova Sot Online)