Theu heshtjen duke iu kundërpërgjigjur Tunës, Patrisi kritikohet ashpër nga ndjekësit për një tjetër arsye

  • G.G /
  • 07 December 2020 - 16:10
Theu heshtjen duke iu kundërpërgjigjur Tunës, Patrisi kritikohet ashpër nga ndjekësit për një tjetër arsye

Muzikanti i njohur shqiptar, Patris Berisha, së fundmi ka qenë shumë i komentuar.

Lidhja me Tunën, martesa me të, lindja e djalit e tani zërat për ndarje ishin vetëm disa nga arsyet.

Së fundmi ishte Tuna ajo e cila nxiri reagime duke ia ndërruar në Instagram mbiemrin djalit, nga Tian Berisha në Tian Sejdi dhe sigurisht se nuk ka munguar reagimi i babait të djalit, Patrisit.

Ky i fundit e ka publikuar një video në Instagram pranë të cilës ka shkruar: Tian Patris Berisha.

Mirëpo video e publikuar nuk u prit mirë nga ndjekësit për mënyrën se si ai e puthte djalin në vende të ndryshme në fytyrë.

(Kosova Sot Online)