
Dua përfundon xhirimet për klipin e fundit për këtë vit

Dua Lipa ka zbuluar se ajo përfundoi xhirimet e klipit të ri muzikor.
Këngëtarja angleze e pop-it fitoi famën ndërkombëtare nga këngët “New Love”, “Be the One”, “New Rules” dhe “Idgaf”.
Por ky vit ishte kulmi i suksesit të saj ndonëse gjendemi në një pandemi vdekjeprurëse, gjatë karrierës së saj 5 vjeçare ajo u nominua për 205 çmime teksa fitoi 65 prej tyre deri tani.
Disa nga çmimet e fituara nga Dua këtë vit ishin, “Favorite Song” në AMAs, “Poëerhouse Aëard” në Billboard Ëomen in Music, “Ëinning Songs” në BMI London Aëards, “Best Female”, “Best British Act”, “Best British Artist” në Global Aëards, e shumë të tjerë.
Ndërsa duket se Dua nuk di të ndalet pasi ajo po punon drejt një projekti të ri muzikor për fundvit.
Dua ndau me fansa një imazh ku zbuloi se ajo ka përfunduar xhirimet e videoklipit të fundit për këtë vit.
(Kosova Sot Online)