Zbulohet e vërteta e romancës së Fifit!

  • A.P /
  • 28 January 2021 - 19:31
Zbulohet e vërteta e romancës së Fifit!

Edhe pse u bënë disa ditë që ai është larguar nga “Për’puthen”, vijon të komentohet shumë në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për Fation Kuqarin, i cili vendosi që të largohej nga programi pas një debati që pati me një nga konkurrentët, Erin.

Teksa po fliste për reality show-n, Fationi tha se “realisht i ka thyer të gjitha rekordet dhe nuk mund ta mohojë askush”.

I pyetur nëse ishte i vërtetë emisioni, ish-konkurrenti tha: “Normalisht që është i vërtetë, prandaj dilja nga vetja unë në shumë gjëra. Është shumë, shumë e vërtetë gjithçka, sepse thoshin disa jo ke program, po ti kisha bërë me program nuk do isha zënë me asnjë unë aty. Mund të kishin bërë aleanca me njëri-tjetrin, i mendon në shtëpinë e vet dhe i bën. Por që në program nuk kishte asgjë”.

Nga ana tjetër kujtojmë se Fationi dhe këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, janë përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme. Kjo për shkak të disa postimeve që kanë bërë në rrjetet sociale.

Por ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka zbuluar se ata po bashkëpunojnë së bashku për një projekt.

“Fifi është një këngëtare shumë e mirë, një vajzë shumë e mirë. Mund të them që është një projekt. Do më shikoni si këngëtar, si ta quaj di model, si figurant?”, shtoi Fationi.

Image


(Kosova Sot Online)