Elita publikon foton e parë të Botës me Zërin

  • G.G /
  • 12 March 2021 - 10:38
Elita publikon foton e parë të Botës me Zërin

Pak ditë më parë Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë.

Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën një emër mjaft të veçantë, gjë që e prisnim pasi çifti edhe djalin e parë e ka quajtur Zëri.

Ndërsa vogëlushes Elita dhe Gjiko i vendosën emrin Bota.

Menjëherë pas lindjes Elita i hapi një profil në Instagram vogëlushes, ndërsa ditën e djeshme moderatorja ka postuar foton e parë të Botës me të vëllain, Zërin.

Zëri shfaqet duke i qëndruar pranë të motrës dhe duket shumë i lumtur që është bërë me një shoqe.

(Kosova Sot Online)