Tronditi gjithë botën, Demi Lovato tregon si ndihet pas dokumentarit të jetës së saj

  • G.G /
  • 12 April 2021 - 14:06
Tronditi gjithë botën, Demi Lovato tregon si ndihet pas dokumentarit të jetës së saj

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato ka rrëfyer muajin që lamë pas për një dokumentar në lidhje me shëndetin e saj mendor.

Ajo ka zbuluar mjaft të pathëna nga jeta e saj personale teksa ka Vënë në fokus overdozën që kishte marrë me substanca narkotike.

Së fundmi, Demi ka deklaruar në një intervistë me Jimmy Fallon se pasi zbuloi publikisht të shkuarën e saj të errët, ndihet dhe më e fortë për të vazhduar përpara.

 “Ka qenë një pjesë e mirë për ta treguar, çfarëdo që thonë njerëzit, nuk më intereson”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se si pasojë e mbidozës, Lovato ka qenë e shtrirë në spital, teksa ka qenë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Ajo ka publikuar para pak ditësh videoklipin e këngës së saj “Dancing With the Devil”, në të cilën ka rikrijuar momentin më të errët të jetës, atë të overdozës që për pak i mori jetën. Këngëtarja ka treguar se ky projekt ka qenë shumë i vështirë për të për t’u realizuar.

“Krijimi i videoklipit për Dancing With The Devil nuk ishte xhirimi më i lehtë që kam bërë… Unë bëj art për t’u shëruar dhe frymëzuar të tjerët. Unë jam këtu sot dhe jam e lumtur që edhe ju jeni”, ka shkruar ajo përkrah një video të shkurtër shkëputur nga kënga.

Për videoklipin, që u lançua të premten, këngëtarja ka risjellë gjithë momentet që ka kaluar gjatë dhe pas overdozës, duke mbjatur të njëjtin model flokësh, grim dhe një xhaketë jeshile që ka pasur të veshur atë natë.

(Kosova Sot Online)