Mariah Carey me pamje festive (Foto)
Mariah Carey është këngëtare e famshme, tani me një karrierë të gjatë, por ajo u duk me të vërtetë e gëzuar si fëmijë për shkak se u përfshi në udhëheqjen e Ditës së paradës, të organizuar për Festën e Falënderimeve (Thanksgiving), të enjten në mëngjes, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
E veshur me një fustan festiv të kuq, kjo divë muzikore ecte me krenari rrugëve të qytetit të Nju Jorkut. Në sy binte edhe qaforja e saj me diamante, si dhe vathët e çmueshëm, derisa flokët i kishte rregulluar me shije.
Përndryshe, Mariah është një fanse e madhe e sezonit të festave, ku për këto Kërshëndella ajo vjen me një rol filmik, në filmin muzikor “A Christmas Melody”, i cili do ta ketë premierën më 19 dhjetor.
(Kosova Sot)