Ndahet çifti i njohur i showbizz-it

  • A.P /
  • 08 September 2021 - 15:47
Ndahet çifti i njohur i showbizz-it

Scott Disick dhe Amelia Hamlin janë ndarë pas 11 muajsh së bashku. Lajmin e konfirmuan burime të afërta pranë tyre për E! News. “Ata u argëtuan shumë së bashku, por kurrë nuk do të ishte një marrëdhënie afatgjatë,” u shpreh një burim i afërt me dyshen.

 

Disick dhe Hamlin nisën të dilnin për herë të parë në tetor 2020 kur morën pjesë së bashku në festën e ditëlindjes të Kendall Jenner. Ata e bënë lidhjen e tyre zyrtare në shkurt ndërsa festonin ditën e Shën Valentinit.

Ndarja erdhi në një kohë ku dukej se gjërat mes tyre po bëheshin më serioze edhe pse kishin një diferencë të madhe 18-vjeçare. Disick ka tre fëmijë me Kourtney Kardashian, dy djem dhe një vajzë.

(Kosova Sot Online)