Naser Berisha publikon këngën 'Kohë'

  • A.P /
  • 07 September 2021 - 20:27
Naser Berisha publikon këngën 'Kohë'

Këngëtari i mirënjohur Naser Berisha i cili muzikës shqipe ndër vite i ka falur shumë këngë të bukura, ka publikuar këngën e tij më të re, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

"Kohë", mban titullin projekti më i ri muzikor i realizuar dhe me videoklip, e cila në të vërtetë është kënga e 6-të nga albumi i 4-të i cili do të publikohet këtë vit.


Kënga ka një temë dhe tekst të veçantë, poashtu edhe videoklipi është ndryshe nga ata që jemi mësuar ti shohim viteve të fundit.

Imagjinojeni sikur të mundenim ta kthenim kohën prapa, në kohën kur ishim fëmijë e që  fjala "brengë"e "stres" për ne nuk ekzistonte ...

Premierë: 'Kohë', interpretuar shkëlqyer nga Naser Berisha.

 


(Kosova Sot Online)