Genta Ismajli vjen në Kosovë, shfaqet në krahët e këtij mashkulli

  • G.G /
  • 28 September 2021 - 12:50
Genta Ismajli vjen në Kosovë, shfaqet në krahët e këtij mashkulli

Genta Ismajli, vazhdon që gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes.

Ani pse ka kohë që nuk ka sjellë një projekt të ri muzikor, publikut duket që është i interesuar për përditshmërinë e saj e posaçërisht për jetën e saj private.

Ajo tashmë jetën e saj po e vazhdon krah partnerit turk, Ustah, derisa kohëve të fundit është përfolur edhe për një shtatzëni të mundshme.

E mbrëmë ajo është nisur drejt Kosovës. Ndërsa sot e ka publikuar një foto në krahët e një mashkulli, të cilin mëndohet se e ka shok të moçëm.

Cili do të jetë reagimi i Ustah kur ta sheh këtë postim të dashurës së tij?!

(Kosova Sot Online)