Pamje nga dasma përrallore e vajzës së Bill Gates

  • G.G /
  • 19 October 2021 - 14:46
Pamje nga dasma përrallore e vajzës së Bill Gates

Jennifer Gates, vajza më e madhe e Bill Gates dhe Melinda French Gates, kurorëzoi dashurinë në martesë me Nayel Nassar.

25-vjeçarja dukej mahnitëse e veshur me të bardha në ceremoninë e organizuar në fermën e çiftit në Westchester County, Nju Jork.

Bashkë me 30-vjeçarin ata kaluan në altar të buzëqeshur dhe përcjellë emocion të madh tek të ftuarit.

Jennifer zgjodhi një fustan të disenjuar nga Vera Wang Haute, me fildish, mëngë të gjata të mbuluar me dantella franceze.

Në festë morën pjesë familje dhe miq të çiftit, të cilët ishin të vaksinuar dhe kryen testin testuan e COVID-19.

“Ne ndihemi tepër me fat që po mblidhemi me të dashurit tanë në mënyrë të sigurt”, tha Jennifer për Vogue .

“Ne e dimë që të tjerët nuk janë aq me fat, veçanërisht pasi pandemia vazhdon të shkatërrojë komunitetet në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën.”

Jennifer, e cila aktualisht është kandidate për Mjekësi në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai, së pari njoftoi fejesën e saj me Nassar në janar të vitit 2020, pasi ai i propozoi gjatë një udhëtimi me ski.

(Kosova Sot Online)