
Lexoni edhe:
Vjen reagimi nga vajza e Mimozës: Mami e meriton qiellin plot me drona
Një aksion i madh policor ka goditur botën e showbiz-it turk, duke futur në telashe disa prej emrave më të njohur të ekranit dhe muzikës në Turqi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Prokuroria e Bakırköy-it në Stamboll ka lëshuar urdhër-arreste për 25 persona në kuadër të një hetimi të gjerë për narkotikë.
Vjen reagimi nga vajza e Mimozës: Mami e meriton qiellin plot me drona 
Lexoni edhe:
Në mesin e emrave që po përfliten në mediat turke janë aktorja Serenay Sarıkaya, këngëtari Mabel Matiz dhe artisti Berkay Şahin.
Sipas raportimeve, hetimet lidhen me përdorimin e lëndëve narkotike, sigurimin e ambienteve për konsum dhe dyshime për përfshirje në rrjete të drogës. Autoritetet turke kanë zhvilluar kontrolle në disa lokacione të Stambollit, pas dyshimeve për laboratorë droge dhe trafik të kokainës.
Ndërkohë, Serenay Sarıkaya nuk është arrestuar pasi ndodhej jashtë shtetit në momentin e operacionit. Ajo reagoi publikisht duke bërë të ditur se do të rikthehet në Turqi dhe do të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.
“Jam mirë dhe nuk ka asnjë problem. Do të kthehem sa më shpejt dhe do të ndjek të gjitha procedurat ligjore”, ka shkruar aktorja në reagimin e saj.
Ky operacion ka bërë bujë të madhe në mediat turke dhe rrjetet sociale, ndërsa hetimet ndaj të dyshuarve pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim

(Kosova Sot Online)