Sheila rrëfehet pas daljes nga “Big Brother”

  • A.P /
  • 31 October 2021 - 14:01
Sheila rrëfehet pas daljes nga “Big Brother”

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, “BigBrother” u rikthye, por tani në një format tjetër, me personazhe të njohura ‘VIP’, dëri më tani janë larguar tre banorë.

Këngëtarja, Sheila Haxhiraj është banorja e dytë që la shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip, pas Elhaid Cufit.

Sheila është rrëfyer për herë të parë pas eliminimit duke u shprehur se ende ‘nuk ka mbledhur’ veten pas daljes nga shtëpia, pasi edhe regjimi i ka ndryshuar.

 “Brenda kisha harruar çdo gjë, isha fokusuar te loja, por pashë që më kishte marr malli pafund për famijlen dhe shoqërinë. Natën e parë nuk më zuri gjumi, akoma nuk kam mbledhur veten, nuk po mësohem se regjimi më ka ndryshuar shumë. Do çdo gjë kohën e vet!”, tha ajo.

Më tej, ajo flet nga momenti që ka hyrë në BBV dhe deri në eliminimin e saj:

“Java e parë ka qenë shumë e vështirë për mua, sepse ishte super sfidë për mua ardhja në BBV. Java e dytë ka qenë më lëvizëse, kam qenë pjesë e grupimeve dhe të njihja secilin prej tyre. Java e tretë ka qenë më ekspresivë, momenti i daljes time ka qenë momenti ku unë duhet të pozicionohesha diku”, tha Sheila.

(Kosova Sot Online)